Projektim me BIM
Zhvillojmë projekte arkitektonike dhe inxhinierike me metodologjinë BIM, duke lidhur modelin digjital të objektit me vizatimet dhe informacionin teknik.
Çfarë përfshin projektimi ↓
ARKITEKTURËProjektim BIM, ndërtim dhe mbikëqyrje të objekteve. Nga ideja dhe dizajni i hapësirës, te projekti teknik dhe realizimi në terren.
Zbuloni shërbimet ↗
Përvoja jonë në projektim, ndërtim dhe mbikëqyrje na lejon ta shohim objektin si një tërësi — nga organizimi i hapësirës dhe zgjidhja teknike, te zbatimi në terren.
Zhvillojmë projekte arkitektonike dhe inxhinierike me metodologjinë BIM, duke lidhur modelin digjital të objektit me vizatimet dhe informacionin teknik.
Çfarë përfshin projektimi ↓Realizojmë punime ndërtimore duke e lidhur projektin me zbatimin në terren, me vëmendje ndaj organizimit të punimeve dhe cilësisë së realizimit.
Mbikëqyrim zbatimin e punimeve në raport me dokumentacionin projektues, duke ndjekur cilësinë dhe çështjet teknike që paraqiten gjatë ndërtimit.
Projektojmë hapësira të brendshme, fasada dhe hapësira të jashtme. Lidhim materialet, ngjyrat, ndriçimin dhe funksionin në një zgjidhje të harmonizuar.
Këto shërbime janë pjesë e procesit të projektimit dhe koordinohen sipas nevojave të objektit.
Zgjidhje ideore dhe projekte arkitektonike që marrin parasysh nevojat tuaja, funksionimin e hapësirës dhe kushtet e lokacionit.
Analizë dhe projektim i strukturës, në koordinim me arkitekturën dhe kërkesat teknike të objektit.
Përgatitje dhe koordinim i dokumentacionit projektues për procedurën e lejes së ndërtimit, përfshirë bashkëpunimin me specialistët e fazave përkatëse.
BIM — Building Information Modeling — është mënyra si e zhvillojmë dhe e organizojmë projektin. Modeli tredimensional përmban elementet e objektit dhe informacionin e tyre, duke shërbyer si bazë për përpunimin e dokumentacionit.
Planet, prerjet, fasadat dhe pamjet 3D lidhen me modelin. Kjo e bën më të qartë projektin për investitorin dhe ndihmon koordinimin gjatë zhvillimit të tij.
Tërhiq për ta rrotulluar · Përdor rrotën e mausit për zmadhim. Në telefon, rrotullo me një gisht dhe zmadho me dy.
Shembull ilustrues për të provuar pamjen 3D.
Shihni organizimin, vëllimin dhe marrëdhënien e hapësirave përpara ndërtimit.
Vizatimet zhvillohen nga modeli, duke ndihmuar ruajtjen e përputhjes gjatë ndryshimeve.
Shqyrtojmë zgjidhjet dhe detajet në model për të diskutuar më konkretisht projektin me ju.
Çdo bashkëpunim e përcaktojmë sipas nevojës suaj: projektim, ndërtim, mbikëqyrje apo dizajn. Me hapa të qartë dhe komunikim të drejtpërdrejtë gjatë punës.
Diskutojmë nevojat, mundësitë e parcelës dhe dokumentet që keni në dispozicion.
Qartësojmë përmbajtjen e shërbimit dhe zhvillojmë zgjidhjen ideore në bashkëpunim me ju.
Zhvillojmë modelin BIM dhe koordinojmë fazat përkatëse të dokumentacionit projektues.
Sipas shërbimit të dakorduar, përgatisim dokumentacionin për dorëzim ose vazhdojmë me ndërtimin apo mbikëqyrjen e punimeve.
ISN është kompani në rajonin e Tetovës. Veprimtaria jonë përfshin projektimin, ndërtimin dhe mbikëqyrjen e objekteve, si dhe dizajnin e enterierit dhe eksterierit.
Përvojën e ndërthurim me projektimin BIM, duke lidhur estetikën, funksionin dhe kërkesat teknike në një proces të koordinuar. Punojmë drejtpërdrejt me investitorin dhe bashkëpunojmë me specialistët përkatës sipas natyrës së objektit.
Na lini të dhënat tuaja. Ekipi i ISN do t’ju kontaktojë për të biseduar rreth projektit.